Tirana e Egbo është e frikshme, merr fitoren e 8 radhazi ndaj Vllaznisë (VIDEO)

Tirana vazhdon të fitojë me ndihmën e Zotit siç edhe e ka cilësuar trajneri Egbo. Bardheblutë arritën një fitore shumë të vështirë 1-0 në “Loro Boriçi” duke marrë përkohësisht kreun e renditjes me 40 pikë, dy më shumë se Kukësi.

Tirana do të ishte më dominuese në minutat e para duke pasur kontrollin e topit. Shansi i parë në portën e shkodranëve do të vinte në minutën e 23-të, teksa Cale gjen hapësirën për të gjuajtur drejt portës por sfera kalon pak mbi traversën e Sherrit. 2 minuta më pas bardheblutë dalin rrezikshëm me një kundërsulm të shpejt, por Ngoo nxitohet në goditje. Vllaznia e ka shumë të vështirë për të rrezikuar, teksa Lika mundohet që më krosimet e tij të vendosë në vështirësi mbrojtjen kryeqytetase. 1 minutë nga fundi i fraksionit të rregullt, Batha rrezikon portën me një goditje me kokë, teksa në rrëmujën e krijuar në zonë, Ngoo nuk arrin që ta devijojë topin në rrjetë.

Edhe fillimi i pjesës së dytë nis nën diktatin e skuadrës së Egbo që hidhet në sulm në kërkim të golit të avantazhit. Vllaznia krejt ndryshe nga fraksioni i parë krijon një shans të mirë shënimi të Likës, por Zogaj nuk gjen kohën e  duhur për të goditur. 10 minuta më pas, Vllaznia pretendon për penallti, por gjyqtari Hamiti bën shenjë që loja të vazhdojë ndonëse Muça shtyu Junior në zonë.

Swiss Digital Desktop Reklama

4 minuta nga fundi i kohës së rregullt, Cobbinah arrin që të shënojë një gol të bukur me një goditje në hyrje të zonës. Një kundërsulm perfekt i bardhebluve, ndërkohë që jo pak kishte edhe portier Sherri që nuk arrin të largojë topin në tentativë për ta larguar. Ekipi i Egbo administroi deri në fund këtë rezultat, duke marrë fitoren e 8-radhazi nën drejtimin e strategut të njohur. Një ecuri e jashtëzakonshme që nuk ka ndodhur asnjëherë më parë në ekipin bardheblu. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?