“Tirana” eliminohet me turp nga Champions League në “Air Albania” prej një ekipi krejt modest (VIDEO)

Tirana eliminohet që në turin e parë të Champions League, duke u mundur 1-2 në duelin e kthimit ndaj ekipit modest nga Luksemburgu, Dudelange. Ishte një duel shumë i dobët nga bardheblutë. Tirana do të krijonte disa raste në pjesën e parë me Seferin, Devid dhe Xhixhën që nuk arrijnë të shfrytëzojnë si duhet rastet për shënim.

Pjesa e dytë e gjeti Tiranën të përgjumur në mbrojtje. Bojic do të “pllakoste heshtjen” në Air Albania duke shënuar një gol të bukur me një goditje nga distanca.

Skuadra e Shehit jo vetëm që nuk arrin të reagojë, por do të pësonte dhe golin e dytë, me Sinanin që do të realizonte në portën e Bekaj. Tirana zgjohet vetëm 12 minuta nga fundi me Xhixhën që bën gjithçka mirë brenda zonës pas një aksioni personal.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por ishte një ndeshje që mund të thuhet se ishte një e dobët dhe që lë shumë pikëpyetje në botën e basteve, sepse fitorja e ekipit mik ishte kuotuar shumë lart me koeficentë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tirana tashmë do të luajë në turin e dytë të Conference League. /Rozalb Lika-Koha Jonë/

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?