FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tirana fiton duelin e mbijetesës ndaj Vorës, Xhixha shkëlqen me dopietë

Tirana merr një fitore jetike në luftën për mbijetesë, duke mposhtur me rezultatin e pastër 3-0 Vora në një përballje direkte për qëndrimin në elitë.

Ndeshja e javës së 29-të u zhbllokua që në minutën e 13-të falë një goli spektakolar nga Alvarez, i cili i dha epërsinë bardhebluve dhe vulosi rezultatin e pjesës së parë.

Në pjesën e dytë, skuadra kryeqytetase tregoi më shumë qetësi dhe efikasitet përpara portës. Protagonist absolut u bë Redon Xhixha, i cili realizoi dy herë në minutat 66 dhe 81, duke siguruar një fitore të pastër dhe me peshë të madhe.

Swiss Digital Desktop Reklama

Falë këtij suksesi, Tirana vazhdon të mbajë vendin e parafundit me 27 pikë, po aq sa Vora, duke e bërë edhe më të fortë garën për mbijetesë në javët e mbetura të kampionatit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?