Tirana-Flamurtari, luhet të premten në Elbasan

Tirana ndryshon qytet, dhe “emigron” nga Durrësi në Elbasan. Për shkak të punimeve që po kryhen në dy stadiumet e kryeqytetit, “Qemal Stafa” dhe “Selman Stermasi” , bardheblutë janë të detyruar që edhe këtë javë të luajnë në një stadium tjetër. Ndeshjen e parë të fazës së tretë kundër Apolonisë, skuadra bardheblu e zhvilloi në “Niko Dovana” edhe pse ishte skuadra pritëse, por drejtuesit kanë vendosur që ekipi i Gugash Maganit të transferohet këtë javë në “Elbasan Arena”, për sfidën e kësaj fundjave kundër Flamurtarit. Lajmin e bën të ditur vetë klubi bardheblu në një komunikatë zyrtare gjatë ditës së sotme. Takimi mes kryeqytetasve dhe Flamurtarit do të luhet të premten në orën 18:00, ndërkohë që Tirana pas fitores 2-0 që shënoi me Apoloninë javën që shkoi, kërkon fitore edhe ndaj Flamurtarit, në përballjen e kësaj jave. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?