Tirana gati për sfidën e kthimit, publikohen çmimet e biletave

Tirana ka njoftuar nisjen e shitjes së biletave, për ndeshjen kundër Torpedo Kutaisit. Ky takim do marrë jetë më 18 korrik në “Elbasan Arena” prej orës 20:00.

Postimi i plotë

KF Tirana pret në datë 18 Korrik, ekipin e Torpedo Kutaisi. Klubi lajmëron se kanë dal në shitje biletat e takimit që do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena”.

Biletat në Tribunën: VIP do të kushtojnë 2 000 lekë
Biletat në Tribunat: A dhe B do të kushtojnë 1 000 lekë
Biletat në Tribunat: C, D, E, F dhe G do të kushtojnë 300 lekë
Biletat mund t’i siguroni nga sot online në al.ebileta.al
KF Tirana kërkon të nënvizojë se biletat për të gjitha sektoret në stadium mund t’i siguroni fizikisht në pikën e shitjes në biletarinë në stadiumin “Selman Stërmasi”, si dhe ditën e ndeshjes në biletarinë në stadiumin “Elbasan Arena.” Mos mungo në stadium, mer fanellën dhe shallin e Tironës!”

SHKARKO APP