Tirana gjen zëvendësuesin e Ngoo, një 19-vjeçar nga Gana (VIDEO)

Pas lajmeve fantastike nga Nyoni kur u kualifikuan automatikisht për në fazën play-off në Champions League, Tirana po punon për forcimin e skuadrës. Bardheblutë kanë gjetur më në fund zëvendësuesin e Ngoo. Ai pritet që të jetë Richard Danso, i cili aktivizohet te WAFA SC.

Tirana pritet të bëjë një ofertë joshëse për talentin e ri ganez në ditët në vijim sipas “GHANA soccernet”. Danso ka spikatur në kampionatin ganez si dhe të kombëtarja e U-17 dhe U-20.

Në vitin 2019, u huazua te North Texas SC, duke u aktivizuar në 12 ndeshje dhe duke gjetur dy herë rrugën e rrjetës. 19-vjeçari më pas u transferua te WAFA pas mbarimit të kontratës. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP