Tirana-Kukësi, ndeshja nën presion, ndalohet humbja për hir të Europës
Përpara sfidës me Tiranën, që mbyll fazën e parë të Kategorinë Superiore, presidenti i Kukësit Safet Gjici ka zhvilluar një takim me skuadrës. Në analizën me stafin teknik dhe futbollistët, drejtuesi i klubit veri-lindor kërkoi mbylljen e pjesës së parë të sezonit me fitore. Objektivi i vendosur nga Gjici për skuadrën është si alternativë fitorja në “Qemal Stafa” përballë Tiranës. Vetëm në këtë mënyrë Kukësi nuk do të humbasë ritmin e kryesuesve të Partizanit dhe Skënderbeut të vendit të dytë, për të vijuar garën me dy rivalët e tjerë për titullin kampion. Suksesi përballë bardhebluve kërkohet edhe prej ecurisë zhgënjyese të skuadrës së ti jashtë fushës. Sipas vlonjatet të Kukësit, Gledi Mici, vetë emri i Tiranës i ka motivuar në maksimum futbollistët verilindorë, të cilët kanë qenë të përqendruar gjatë gjithë javës për të ruajtur ritmin e fitoreve. – “E kemi vlerësuar shumë këtë ndeshje dhe kemi qenë gjatë gjithë javës të përqendruar për t’u përgatitur sa më mirë për Tiranën. Besoj se do ta kalojmë me sukses për të ruajtur vazhdimësinë e rezultateve,” – thekson ai. Në mbledhjen e fundit me skuadrën, presidenti Gjici ka patur edhe kritika përsa i përket lojës me Tërbunin. Mici kujton se më të rëndësishme janë pikët, duke marrë si shembull sfidën e humbur me Partizanin. – “Është e vërtetë që ne nuk kemi dominuar ndaj kundërshtarit duke fituar bindshëm, por për mua më shumë rëndësi ka fitorja. Ndaj Partizanit ne dominuam në lojë, por u mundëm, prandaj e përsëris ka shumë rëndësi të marrim fitoren pavarësisht shifrave”. Në tre ndeshje të luajtura jashtë fushe, Kukësi ka pësuar dy humbje me Partizanin dhe Skënderbeun, dhe barazoi me Vllazninë në Pukë. Fitorja e fundit ndaj 24 herë kampionëve ishte ajo e 16 marsit 2014, ku dygolëshi i Sokol Cikalleshi i dha tri pikët skuadrës së drejtuar në atë periudhë nga Sulejman Starova. Nga ana tjëtër Tirana kërkon fitore, nën drejtimin e trajnerit të ri Ilir Daja. Ky i fundit u prezantua pas barazimit të Tiranës me Vllazninë, në fundjavën e kaluar. Daja mori drejtimin e Tiranës për ta ringritur ekipin, që të a rrijë të paktën një vend në Kupat e Europës. por nëse nuk arrihet fitorja me Kukësit, pozitat e Tiranës do të lëkunden ndjeshëm ndaj dhe kjo do të jetë ndeshje direkte për ecurinë e secilës prej dy skuadrave që synojnë të jenë në valle me kryesuesit, për titul a për një vend në Kupat e Europës. Kapiteni Ervin Bulku i rikthehet Tiranës në këtë prag-ndeshje, duke ngrohur disi atmosferën në kampin bardheblu, për një fitore të mundshme.
Kategoria Superiore
Java e 9-të /31 tetor 2015
Tërbuni – Laçi 14:00
Bylis – Vllaznia 14:00
Skënderbeu-Flamurtari 17:00
1 nëntor 2015
Tirana-Kukësi 14:00
Teuta-Partizani 17:00
KOHA JONË SONDAZH

