Tirana, Laçi dhe Vllaznia eleminohen nga kupat e Europës. Surpriza ishte Laçi që humbi 1-4 në shtëpi, kur kishte barazuar 0-0 ndeshjen e parë
Si përherë, edhe këtë herë, nuk na zhgënjyen ekipet shqiptare që kishin dalë në krye të klasifikimit të Ligës shqiptare të futbollit.
Të gjitha u eleminuan.
Por humbja më e pakëndshme vjen nga ekipi i Laçit që ndeshjen e parë jashtë vendit e kishte barazuar 0-0 dhe pritej një kualifikim i lehtë në Shqipëri në ndeshjen e kthimit. Por humbën në mënyrë të turpshme 1-4.
Ndërsa Tirana humbet jashtë 3-2 dhe skualifikohet pasi ndeshjen e parë e kishte humbur në Tiranë 1-0. Edhe Vllaznia e famshme ikën në shtëpi sepse humbi mbrëmë në Rumani 3-0, ndërkohë që ndeshjen e parë doli barazim 1-1 në Shkodër.
Nga të gjitha ekipet skualifikimi i Laçit ishte surprizë, 1-4. Edhe koifiçenti në kompanitë e basteve për fitore dhe kualifikim të ekipit mik ishte shumë i lartë. Sepse as që mendohej se mund të fitonte në Shqipëri.
Lum kush e ka ditur rezultatin e saktë 1-4 sepse duhet të ketë fituar miliona euro mbrëmë!