Tirana “makineri” perfekte me Egbo, 16 fitore në 17 ndeshje
Tirana e Egbo është kthyer në një makineri të pandalshme në Kategorinë Superiore. Skuadra bardheblu vijon të fitojë ndeshjet me një lehtësi të frikshme. Për herë të parë nigeriani u vendos në krye të pankinës së 24 herë kampionëve të Shqipërisë më 13 dhjetor të vitit 2019, në fitoren 2-1 kundër Partizanit në derbi.
Që nga atëherë skuadra bardheblu në 17 ndeshje me tw në krye të ekipit ka arritur 16 fitore dhe vetëm 1 barazim. Në kampionat janë 14 ndeshje, ku janë arritur 13 fitore dhe vetëm një barazim kundër Skënderbeut. Korçarët janë të vetmit që kanë ndalur bardheblutë në epokën “Egbo”, duke i marrë një rezultat 1-1 në “Air Albania”.
Një ecuri e jashtëzakonshme e skuadrës së Tiranës që ka demonstruar superioritet në të gjitha aspektet kundër rivalëve. Bardheblutë kanë sulmin më të mirë me 56 gola të shënuar në 28 javë, ndërkohë që kanë pësuar 26 gola, vetëm Kukësi dhe Teuta kanë bërë më mirë se ata në repartin defensiv.
Avantazhi prej 9 pikësh nga Kukësi dhe ecuria shumë e qëndrueshme, mund të bëjnë që në epokën “Egbo” shumë shpejtë të vijë edhe titulli i 25 kampion. /R.Lika-Koha Jone/