Tirana mbetet pa stadium, sfidën e radhës do të luhet në Durrës

Stadiumi për ndeshjet në shtëpi, është kthyer në problemin më të madh për Tiranën këtë sezon. Bardheblutë janë detyruar të luajnë shpesh jashtë kryeqytetit dhe të njëjtën gjë do të bëjnë edhe për ndeshjen e radhës me Elbasanin.

Sfida është vendosur të zhvillohet në stadiumin e Teutës, “Niko Dovana” në Durrës. Fillimisht ishte menduar që ndeshja të luhej në “Arenën Kombëtare”, por kjo nuk do të realizohet.

Ndeshja Tirana-Elbasani do të luhet ditën e shtunë më 1 Shkurt, duke nisur nga ora 16:30, ndërsa mbyll javën e 23-të.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?