Tirana merr fitoren e parë në kampionat, mund me “poker” Vorën
Tirana ka reaguar pas dy humbjeve radhazi dhe ka siguruar fitoren e parë sezonale në Abissnet Superiore. Bardheblutë triumfuan me rezultatin e pastër 4-0 ndaj Vorës në “Selman Stërmasi”.
Pa mbështetjen e tifozëve në shkallët e stadiumit, Tirana e nisi ndeshjen me synimin për të reaguar dhe shumë shpejt arriti të gjejë golin e avantazhit. Kish zhbllokoi rezultatin, ndërsa Xhixha dyfishoi shifrat në pjesën e parë.
Në fraksionin e dytë, bardheblutë vijuan dominimin dhe protagonist u bë Hazrollaj, i cili realizoi dy herë në portën e Vorës për të kompletuar suksesin 4-0. Kjo fitore i jep Tiranës tri pikët e para të sezonit dhe njëkohësisht rikthen qetësinë pas startit negativ të kampionatit.
Në krahun tjetër, Vora zhgënjeu në kryeqytet dhe nuk arriti të reagonte pas golave të pësuar. Skuadra e drejtuar nga Bellaj regjistroi kështu humbjen e dytë radhazi në kampionat.
KOHA JONË SONDAZH

