Tirana mirëpriti Kampionatin Ballkanik të Xhudos për Seniorë dhe Veteranë, fituesit e sfidave
Më 1–2 gusht 2026, Tirana ishte mikpritëse e Kampionatit Ballkanik të Xhudos për Seniorë dhe Veteranë, një aktivitet i organizuar nga Federata Shqiptare e Xhudos, nën kujdesin e Federatës Ballkanike të Xhudos.
Në këtë kampionat morën pjesë rreth 170 sportistë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, Greqia, Rumania dhe Moldavia, duke e kthyer Tiranën në qendrën e xhudos ballkanike për dy ditë garash.
Ceremonia e hapjes u zhvillua në praninë e Presidentit të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, Presidentit të Federatës Shqiptare të Xhudos, Drin Shkreta, dhe Presidentit të Federatës Ballkanike të Xhudos, Branislav Crnogorac, ndërsa programi artistik promovoi kulturën dhe traditat shqiptare për delegacionet pjesëmarrëse.
Shqipëria u përfaqësua me 37 sportistë, të cilët zhvilluan një paraqitje dinjitoze, duke fituar gjithsej 6 medalje:
🥇 Gabriel Gonsan (-60 kg)
🥇 Indrit Çullhaj (-81 kg)
🥈 Ejsi Ahmeti (-60 kg)
🥈 Kasandra Kovaçi (-63 kg)
🥉 Devi Ceka (-60 kg)
🥉 Krista Kovaçi (-63 kg)
Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar përgëzon Federatën Shqiptare të Xhudos për organizimin e shkëlqyer të kampionatit, si dhe sportistët dhe stafet teknike për rezultatet e arritura, të cilat dëshmojnë zhvillimin dhe rritjen e vazhdueshme të xhudos shqiptare në arenën ndërkombëtare.
KOHA JONË SONDAZH

