Tirana mund me poker Laçin, Elbasani bën “paqe” me Skënderbeun

Tirana merr një fitore të madhe në “Niko Dovana”, teksa mposhti 4-1 Laçin. Ndeshja u zhbllokua shumë shpejt, me bardheblutë që kaluan në epërsi. Kola u tregua i saktë me kokë, duke shfrytëzuar në maksimum atë harkim në zonë.

Kurbinasit u përpoqën që të reagojnë dhe vendosën ekuilibrat. Traore ishte autori i golit. Ekipi i Shkëmbit u rikthye në avantazh përsëri me Zharmuni, ndërkohë që Ernest dhe Ndreca i siguroi fitoren Tiranës.

Tirana kështu renditet në vendin e 8 me 29 pikë. Laçi është në vendin e pestë me 31 pikë.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

Elbasani nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola ndaj Skënderbeut. Në minutën e 57-të, ndeshja u kthye në “malore” për korçarët, që mbetën me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Dumfur. Elbasani është në vendin e pestë me 35 pikë ndërsa Skënderbeu mbyll klasifikimin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?