Tirana ndalet në shtëpi nga Flamurtari, Egnatia merr fitoren e parë

Tirana barazoi 1-1 me Flamurtarin, kurse në Ballsh, Bylisi humbi minimalisht përballë Egnatias. Trajneri Roberto Bordin i “Tiranës” debutoi kështu me barazim në stolin kryeqytetas. Në minutën e gjashtë të ndeshjes, Tabeku i gjendur i vetëm përballë portës vlonjate, pas një goditjeje këndi, shënon me kokë. Për vlonjatët barazoi Sami në minutën e 53-të, pas një hapësire të lirë të lënë nga kryeqytetasit përpara pikës së penalltive.

Egnatia siguroi fitoren e parë për këtë sezon të ri të Superiores, përballë Bylisit, ku të dyja skuadrat ktheheshin në fushë pas pushimit për ndeshjet e Kombëtareve. Pjesa e parë u mbyll pa gola, ku rastin më të mirë për shënim e kishin miqtë nga Rrogozhina. Në minutën e 37-të Ndreca gaboi nga pika e bardhë e penalltive.

Pjesa e dytë ishte më e luftuar e me raste më të shumta shënimi. Ruçi shënoi për rrogozhinasit në minutën e 56-të, golin e vetëm të ndeshjes, duke i dhënë kështu fitoren parë për këtë sezon të ri futbollistik kampionëve në fuqi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ishte përsëri Ndreca, i cili në të 66’, pas një krosi të ardhur nga krahu i djathë i sulmit rrogozhinas, e përplasi topin në traversë. Në dy javë, ballshiotët kishin marrë barazime ndaj Tiranës dhe Flamurtarit, ndërsa rrogozhinasit e nisën me humbje kundër Vllaznisë dhe u ndalën nga Elbasani.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?