”Tirana Open 2023”, mbyllje spektakolare e edicionit të parë të beach volley

Edicioni i parë i ”Beach volley, Tirana Open 2023” u mbyll me sukses. Eventi që u bë kryefjalë e sportit në kryqytet u mbyll në mënyrën më të bukur të mundshme, duke shpallur edhe kampionët.

Kampionë për meshkuj u shpallën Ermal Maliqi dhe Erjon Bajrami nga Kosova, të cilët janë aktualisht edhe nënkampionë të Ballkanit në volejbollin në rërë.

Çmimi i parë për vajza u fitua nga dyshja Adelajda Prenga dhe Xhudiena Kurti. Edhe kjo garë ishte tejet spektakolare dhe tërhoqi vëmendjen e publikut, me podiumin që u plotësua nga Valmira Ramadani dhe Loresa Avdyli në vendin e dytë dhe Jola Gjermeni e Vasilika Gjini në vendin e tretë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?