Tirana, Partizani dhe Vllaznia, formojnë gjysmën e Kombëtares kuqezi për miqësoren me Arabinë

Për testin e 26 tetorit në Abu Dhabi, përfaqësuesja Kombëtare e Futbollit, do të përbëhet kryesisht me lojtarët që kanë spikatur në Kategorinë Superiore.

Ky është vendimi i marrë nga stafi teknik kuqezi, që ka përgatitur edhe listën paraprake, përpara grumbullimit. Edhe pse lista mbetet për t’u zyrtarizuar, thuajse gjysma e skuadrës do të kompletohet nga lojtarët e Partizanit, Tiranës dhe Vllaznisë.

Të kuqtë do të kenë katër lojtarë të grumbulluar, nga Bitri te Hadroj, për të vijuar me Rrapajn e Skukën. Tirana do të përfaqësohet nga Deliu, Kallaku dhe Redon Xhixha, teksa të përzgjedhurit nga Vllaznia janë Esat Mala, Gurishta dhe Hakaj.

Nga Laçi, trajneri Reja ka preferuar Rudolf Turkajn, teksa lista vijon të plotësohet. Grupi me 23 futbollistë do të publikohet vetëm gjatë mesjavës.

SHKARKO APP