Tirana-Partizani, “përçanë” koalicionin

Aleatët e koalicionit të majtë mund të merren vesh për shumë gjëra në qeveri dhe në drejtimin e Bashkisë së Tiranës, por kur vjen puna tek futbolli nuk të falin. Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit që përfundoi dje me rezulton 0:2 ka nxjerrë qejfmbetjet dhe kundërshtitë mes të majtëve.

Si tifoz i Tiranës, kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili u shpreh i zhgënjyer për humbjen, duke i bërë thirrje Bashkisë së Tiranës që të reflektojë, në mënyrë që kryeqyteti të ketë skuadrën dinjitoze që meriton. “Ashtu si bashkëtifozët e mi, ndihem i zhgënjyer. Futbolli i Tiranës është lënë pas dore nga Bashkia. Kryeqyteti meriton një skuadër dinjitoze. Duhet reflektim urgjent nga Bashkia e Tiranës. Të respektohet tradita dhjetëra vjeçare.”- deklaroi Vasili.

Pas Vasilit, i cili në këtë rast ka dalë dhe kundër kreut të LSI, Meta, i cili është tifoz i partizanit, vërejtje ka pasur dhe Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi. Në një prononcim për mediat edhe Idrizi inatin e humbjes e ka me kreun e Bashkisë, Erjon Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Është e papranueshme që Bashkia e Tiranë si bashkëaksionete e Klubit Tirana të mos japë asnjë fond për Tiranën. Tirona është krenaria e kryeqytetit e meriton vëmendjen e Bashkisë. Bashkohem me shqetësimin e Z .Vasili dhe do i kerkojmë këshilltarëve të PDIU në Këshilli Bashkiak të ngrenë këtë çështje”,- tha Idrizi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?