Tirana premio të majme për fitoren kundër Partizanit

Sot në orën 19:00 në “Selman Stërmasi” Tirana do të presë skuadrën e Partizanit në ndeshjen e vlefshme për javën e 31 në Superligën shqiptare.

Megjithëse diferencat janë të mëdha në pikë, ky derbi pritet të jetë sërish i zjarrtë për faktin që Partizani pretendon titullin kampion.

Në të tilla ndeshje nuk ka nevojë për motivim por Tirana në rast suksesi ka vendosur një premio tyë majme për lojtarët e saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fitorja e bardhebluve pritet të “darovitet” edhe nga dyshja rivale për titull, Kukësi-Skënderbeu.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa në krahun tjetër Partizani realisht nuk ka një promio pasi mjafton shpërblimi i majmë i vendosur nga Gaz Demi nëse “Demat” shpallen kampionë. / SYRI.net /

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?