Tirana-Skënderbeu inagurojnë sot “Selman Stërmasin”, Partizani: “Shtëpi”, e përbashkët!
Pas pak çastesh do të luhet ndeshja e fundit e javës së 13-të në Kategorinë Superiore, mes Tiranës dhe Skënderbeut.
Përveç se një sfidë e fortë, për objektivat që kanë dy ekipet, kjo ndeshje vlen edhe për një arsye tjetër.
Tirana do të luajë sot (në orën 14:00) ndaj Skënderbeut supersfidën, që do të zhvillohet në stadiumin e sapo rikonstruktuar “Selman Stërmasi”.
Futbollistët e skuadrës bardheblu kanë kryer në “shtëpinë” e tyre të re stërvitjen e së premtes dhe kanë bërë një foto të gjithë së bashku në shenjë kujtimi.
Pritet një pjesëmarrje e madhe e tifozerisë bardheblu në këtë takim, edhe pse luhet ditën e hënë.
Stadiumi i përket Bashkisë së Tiranës në pronësi, por është rinovuar falë investimeve të presidentit Refik Halili.
Kësisoj, Partizani që fitoi 1-0 në Kukësin në ndeshjen e kësaj jave dhe kryeson kampionatin 7 pikë para Skënderbeut të vendit të dytë, por që luan sot me Tiranën, mund të përballet me problemin e një stadiumi në pjesën e dytë të këtij sezoni.
Kujtojmë se “Qemal Stafa” ka në plan të prishet në janar, kësisoj Partizanit i duhet të gjejë marrëveshjen me Tiranën, për të luajtur ndeshjet në “Selman Stërmasi”.
Madje të kuqtë janë ankuar me pretendimin se stadiumi “Selman Stërmasi” nuk mund të quhet shtëpia e Tiranës, sepse ai është në pronësi të bashkisë dhe Partizani si ekip është kryeqytetas, çka do të thotë se edhe ata duhet të jenë të mirëpritur për të luajtur në “Selman Stërmasi”.
Në ndeshjet e tjera të javës së 13-të, Vllaznia fitoi 4-0 me Flamurtarin, Teuta 1-0 në fushë të Tërbunit dhe Bylis mundi 1-0 ekipin e Laçit.
KOHA JONË SONDAZH

