Tirana triumfon në derbi, mposht Partizanin në “Air Albania”

Tirana fiton derbin e parë të kryeqytetit për këtë sezon, duke mposhtur Partizanin me rezultatin 1-3 në stadiumin “Air Albania”. Bardheblutë siguruan tri pikët falë një paraqitjeje vendimtare në pjesën e dytë, ndërsa sfida dhuroi emocione, gola spektakolarë dhe dy shtylla për të kuqtë.

Tirana kaloi në avantazh që në minutën e 7-të, kur Redon Xhixha realizoi një gol të bukur me një goditje të fuqishme me të majtën nga distanca. Partizani reagoi dhe në minutën e 13-të Altin Aliu iu afrua barazimit, por tentativa e tij u ndal nga shtylla.

Barazimi erdhi në minutën e 36-të. Elson Himallari përfundoi me sukses një kombinim të bukur me Xhuljano Skukën, duke dërguar skuadrat në pushim me rezultatin 1-1.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe pjesa e dytë nisi me ritëm të lartë. Partizani pati një tjetër mundësi të artë me Altin Aliun, por topi u përplas sërish në shtyllë. Në minutën e 79-të, Bojan Ilievski dhe Tomislav Kis kombinuan bukur, me këtë të fundit që shënoi golin e dytë për bardheblutë. Katër minuta më vonë, Tomislav Kis vulosi fitoren nga pika e penalltisë, duke vendosur rezultatin përfundimtar 1-3.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, Vllaznia regjistroi fitoren e parë sezonale, duke mposhtur Dinamon 1-0 në “Loro Boriçi”, me golin e Edon Muratajt në minutën e 31-të.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?