Titulli i 7-të radhazi kampion, Duka uron Vllazninë e femrave

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka uruar skuadrën e Vllaznisë për femra, që u shpall kampione e Shqipërisë. Në një mesazh të publikuar në profilin e tij në “Facebook”, Presidenti Duka ka vlerësuar arritjen historike të vajzave shkodrane, që rrëmbyen titullin kampion për të shtatin vit radhazi, si edhe paraqitjen e shkëlqyer në UEFA Women’s Champions League vitin e kaluar.

“Dua të uroj skuadrën e Vllaznisë, që shpallet kampione e Shqipërisë në futbollin e femrave për të shtatin vit radhazi! Një arritje historike e një skuadre që po shkruan historinë e futbollit të femrave, duke bërë një paraqitje mjaft të mirë dhe duke dhuruar njëkohësisht emocione të mëdha në fushën e lojës.

SHKARKO APP