Tjetër dëmtim te Danimarka, Shqipëria probleme me mbrojtjen

Morten Olsen ka filluar përgatitjet për kualifikuesen e 4 shtatorit, ndaj kuqezinjve tanë, që të dielën pasdite.

Gjatë seancave stërvitore, ai është ndeshur me jo pak probleme. Kështu, pas yllit të tij, Eriksen, që nuk aktivizohet dot për shkak lëndimi, edhe Nicolai Boilesen ka pësuar këtë fat. Morten Olsen e ka parë lojtarin e tij në kombëtare në testin e së hënës, ku ka kuptuar se nuk mund të jetë gati për të luajtur.

Pas largimit nga Ajaksi i Amsterdamit, mbrojtësi danez është duke luftuar në një betejë të ashpër për të gjetur një klub të ri, ndërsa tani edhe është lënduar. Trajneri Morten Olsen e ka urdhëruar atë të shkojë në shtëpi, ta lërë kampin e trajnimit të ekipit kombëtar në “Elsinore”. Ja si u tha Olsen gazetarëve, të martën në mëngjes “Ka pësuar një dëmtim në gju, të ngjashëm me atë që e mban larg fushave edhe Christian Eriksesn. Të dy këta lojtarë do të mbeten jashtë skuadrës për dy eliminatoret e rëndësishme të Kampionatit Europian kundër Shqipërisë dhe Armenisë.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Tashmë, Danimarka duhet të bëjë pa tre titullarë të saj mbrëmjen në dy ndeshjet e radhës në Grupin I kualifikues, pa Simon Poulsen, Boilesen dhe Eriksen, që të tre jashtë fushave të blerta për shkak dëmtimi. Nisur nga kjo situatë, trajneri Morten Olsen ka thirrur tre lojtarë të tjerë nga kampionati danez, mes tyre edhe tetovarin e Brondby, Riza Durmishi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mungesa e Mergim Mavrajt dhe fakti që Lorik Cana ka qenë pa skuadër, bën që kuqezinjtë të mos jenë të sigurt në qendër të mbrojtjes. Arlind Ajeti është opsioni i parë përkrah Canës, megjithatë dyshja e mbrojtjes në ndeshjen me Francën mund të ndryshojë. Dyshimi kryesor është për Ajetin, nëse do të ofrojë të njëjtën siguri si ndaj “Gjelave”. Në të kundërt, Berat Xhimshiti është alternativa e dytë. Mbrojtësi i Zyrihut, që është për herë të parë në një grumbullim me Shqipërinë, do të mund të debutojë që në ndeshjen e tij të parë. Gjatë javës, Ajeti dhe Xhimshiti janë dy alternativat që do të provojë De Biazi për të përzgjedhur mes tyre se cili do të jetë ai që do të fitojë fanellën e titullarit përkrah kapitenit Cana.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?