Tjetër karton i kuq në Botëror, zbatohet sërish rregulli që ndalon bisedat me gojë të mbuluar

Sulmuesi i Milanit, Santiago Giménez, u bë sërish protagonist në Kupën e Botës, por këtë herë jo për një moment futbollistik.

Gjatë minutave shtesë të pjesës së dytë në ndeshjen mes Meksikës dhe Ekuadorit, e fituar 2-0 nga vendasit, u regjistrua një tjetër rast i ndëshkimit sipas rregullit që ndalon futbollistët të flasin me kundërshtarët duke mbuluar gojën.

Pas tensioneve të krijuara në fushë me Giménez, mbrojtësi i Ekuadorit dhe i Arsenal FC, Piero Hincapié, iu afrua sulmuesit meksikan në mënyrë të nervozuar dhe i drejtoi disa fjalë duke mbuluar gojën me fanellë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Menjëherë pas incidentit, Giménez i tërhoqi vëmendjen arbitrit Slavko Vinčić, i cili më pas u njoftua edhe nga sistemi VAR për të rishikuar situatën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas verifikimit të pamjeve, gjyqtari nuk pati alternativë tjetër veçse të nxirrte kartonin e kuq direkt për Hincapie, duke e lënë Ekuadorin me një lojtar më pak në minutat e fundit të takimit.

Ky është rasti i dytë në këtë Kupë Bote ku aplikohet ky rregull. Më herët, në fazën e grupeve, i njëjti ndëshkim ishte marrë nga Miguel Almirón gjatë ndeshjes së Paraguait kundër Turqisë.

Rregulli, i njohur gjerësisht si “rregulli Prestianni”, synon të rrisë transparencën në komunikimin mes futbollistëve në fushë dhe të shmangë situatat ku ofendimet ose provokimet fshihen nga kamerat duke mbuluar gojën gjatë bisedave.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?