Tjetër rast pozitiv me Covid-19, këtë herë te Sllovakia

Covid-19 godet sërish ekipet në “Euro 2020”. Këtë herë e pëson Sllovakia, pasi mbrojtësi Denis Vavro dhe një pjesëtar i stafit kanë rezultuar pozitiv pas testit të bërë.

Ata nuk kanë asnjë simptomë dhe janë izoluar për të mos përhapur virusin te pjesa tjetër e skuadrës dhe stafit. Trajneri i Sllovakisë, Stefan Tarkovic, i ka konfirmuar zhvillimet ë fundit në skuadër.

Më parë janë infektuar te Spanja (Sergio Busquets dhe Diego Llorente) dhe te Suedia (Svamberg dhe Kulusevski).

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?