Tjetër rinovim, Bonucci deri më 2020 me Juventus
Juventus, pas zgjatjes së marrëveshjes me portierin Gianluiggi Buffon, mbrojtësin Giorgio Chielini dhe mesfushorin Claudio Marchisio, ka arritur akordin për rinovimin e kontratës edhe me Leonardo Bonuccin Qendërmbrojtësi italian do të hedhë mesditën e së martës firmën mbi kontratën e re që do ta lidhë me Juventus deri në 30 qershor 2020. Nga marrëveshja e re 5-vjeçare, Bonucci do të përfitojë 3.5 milionë Euro në sezon plus bonuset, të njëjtën pagë që do të marrë edhe Claudio Marchisio.
Ashtu siç ndodhi edhe në rastin e mesfushorit 29-vjeçar rinovimi i Bonucci do të bëhet zyrtar në ambientet e “Juventus Stadium” këtë të martë ku në prani të mbrojtësit do të jetë presidenti Andrea Agnelli, pas firmës mbi kontratë Bonucci së bashku me numrin 1 të klubit Juventusit do të dalin në një konferencë për shtyp. Mbrojtësi 28-vjeçar i përfaqësueses italiane është transferuar te Juventus në vitin 2010. Kartoni i tij i ka kushtuar bardhezinjëve 15.5 milionë Euro. Në 5 vite karrierë me klubin piemontez Leonardo Bonucci ka zhvilluar në total 225 ndeshje duke shënuar dhe 13 gola.
KOHA JONË SONDAZH

