Tjetër sukses për Lara Colturin, renditet e 16-ta në finalen e Sllallomit

Lara Colturi ka mbyllur aventurën e saj sezonale në Kupën e Botës në disiplinën e Sllallomit.

Në Saalbach të Austrisë në finalet e Cirkuitit u zhvillua finalja e Sllallomit. Skiatorja Kuqezi u rendit në vendin e 16-të.

Në këtë disiplineë, Lara e mbyll sezonin duke qenë në top-25 dhe si skiatorja më e re në këtë klasifikim. Lara do të garojë dhe në finalen e Sllallomit Gjigant, që do të jetë gara e fundit për të.

Skiatorja italiane e cila ka vendosur të përfaqësojë Shqipërinë, po arrin rezultate fantastike në arenën ndërkombëtare, duke u kthyer në një ambasadore për vendin tonë.

SHKARKO APP