“”T’ju vijë turp!”, komentatori i njohur shpërthen në lot pas humbjes së Milanit
Klubi legjendar, Milan po kalon një nga periudhat më të vështira në histori. Prej vitesh, kuqezinjtë po vuajnë kalimin dorë në dorë të trajnerëve të “paaftë”.
Diçka e tillë është konfirmuar pasditen e sotme, ku humbja 5-0 ndaj Atalantës duket se ka mbushur kupën. Kjo ka revoltuar edhe komentatorin dhe tifozin më të flaktë të Milanit, Tiziano Crudeli.
Mes lotëve, Crudeli i kërkon lojtarëve që të kenë minimumin e krenarisë kur veshin atë fanelë, teksa shton se për këtë paraqitje duhet të kenë turp.
“T’ju vijë turp. Kërkoni falje. T’ju vijë turp. T’ju vijë turp. Sepse mund të humbasësh, por jo kështu. Një turpërim që nuk është parë ndonjëherë më herët. Duhet të ketë minimumin e krenarisë”.