Tmerr në Argjentinë, vdes tifozi i hedhur nga tribuna (Video)
Sërish një tragjedi në futbollin amerikanolatin. Gjatë ndeshjes Belgrano-Talleres, e vlefshme për kampionatin argjentinas, disa ultras të skuadrës së shtëpisë, kanë hedhur nga tribuna e stadiumit “Mario Kempes”, 22-vjeçarin Emanuel Balbo, duke menduar se ishte një tifoz kundërshtar.
I riu fluturoi prej 10 metrash nga lartësia në tokë dhe pasi mbërriti në spital në gjendje të rënduar, mjekët konstatuan vdekje cerebrale.
Ka qenë e pabesueshme dinamika që shkaktoi tragjedinë e radhës në futbollin argjentinas, në derbin e Kordobës mes Belganos e Talleresit.
Sipas asaj që ka shpjeguar babai i djaloshit, versioni i të cilit u konfirmua edhe nga policia lokale, djaloshi kishte njohur vrasësin e të vëllait 14-vjeç (i shtypur me makinë në nëntor 2012, në një proces hetimi që nuk është mbyllur akoma).
Në këtë pikë, autori i dyshuar, për të shmangur telashe, ka ulëritur që Balbo është një tifoz i Talleresit. Ka qenë i menjëhershëm gjesti i ultrasve, që në fillim e rrahën djaloshin dhe më pas e hodhën nga tribuna në tokë.
Një fluturim prej 10 metrash, që i shkaktoi të riut vdekje cerebrale. Shtypi argjentinas shkruan që policia lokale ka individualizuar 4 të rinj si përgjegjës për dhunën ndaj Balbos, ndërkohë që dy prej tyre janë arrestuar dhe rrezikojnë burgimin me disa vite burg.
KOHA JONË SONDAZH

