Tomori është një garanci te Milani, Romagnoli “bën gati valixhet”

Fikayo Tomori duket se i ka marrë vendin Alessio Romagnolit në qendër të mbrojtjes. Ndoshta kjo lëvizje e tanishme në formacion po i paraprin asaj që do të ndodhë në verë, në merkato. Tomori, sipas të gjitha gjasave, do të qëndrojë në Milano, ndërsa Romagnoli do të kërkojë një destinacion të ri.

Klubi kuqezi prej muajsh po reflekton mbi të ardhmen e kapitenit, kontrata e të cilit skadon në vitin 2022. Pas ndeshjes së “Olimpicos” është bërë edhe më e fortë ideja që ia vlen të shpenzosh 28 milionë euro në fund të sezonit për mbrojtësin që është në pronësi të Chelsea-t.

Një lëvizje që do t’i jepte fund përvojës së Romagnolit si kuqezi. Kapiteni mbërriti në Milano 6 vite më parë nga Roma, për 25 milionë euro. Maldini, para ndeshjes me Romën deklaroi me diplomaci që rinovimi i kontratës së kapitenit do të diskutohet kur të jetë momenti i duhur dhe se marrëdhëniet e tij me trajnerin Pioli e me futbollistët e tjerë janë shumë të mira.

SHKARKO APP