Tonali gjithnjë e më larg Seria A, rinovon me Newcastle deri në vitin 2030

Duket se rikthimi i Sandro Tonalit në Itali po bëhet gjithnjë e më i largët. Sipas mediave më të rëndësishme angleze, mesfushori i kombëtares italiane ka rinovuar kontratën me Neëcastle United, duke zgjatur afatin nga viti 2028 në 2029, me opsion rinovimi deri në 2030 në favor të klubit anglez.

Lajmi është bërë publik vetëm së fundmi, por firma është hedhur prej muajsh, gjatë periudhës së pezullimit të gjatë që Tonali vuajti për çështjen e basteve (nga tetori 2023 deri në gusht 2024). Ky veprim është parë si një mënyrë për të ndihmuar klubin në aspektin financiar, në një periudhë kur lojtari nuk ishte i disponueshëm.

Gjatë pushimit për ndeshjet ndërkombëtare, Tonali kishte lënë të kuptohej se një rikthim në Serie A mbetej një mundësi, dhe Juventusi shihej si destinacioni më i mundshëm. Megjithatë, çmimi i lartë i kartonit, që mund të arrijë deri në 150 milionë euro, si dhe kontrata e re afatgjatë, e bëjnë rikthimin e tij në Itali thuajse të pamundur për disa vite.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?