Topi del nga stadiumi dhe shkakton aksident në rrugë, momenti bëhet viral në rrjetet sociale

Një ndeshje futbolli në Uruguai është kthyer në skenë të një incidenti të pazakontë, që nuk ndodhi në fushën e lojës, por në rrugën pranë stadiumit.

Ngjarja u regjistrua gjatë sfidës së kategorisë së dytë mes Uruguai Montevideo dhe Paysandu, të zhvilluar në stadiumin “Parque ANCAP”.

Në një moment të takimit, një goditje e fuqishme bëri që topi të fluturonte jashtë impiantit dhe të përfundonte në rrugën pranë stadiumit, ku në atë çast po qarkullonin automjete.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një prej drejtuesve të mjeteve reagoi menjëherë dhe frenoi për të shmangur topin që ndodhej në mes të rrugës. Por makina që po udhëtonte pas tij nuk pati kohë të ndalonte dhe u përplas me pjesën e pasme të automjetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përplasja u kap nga kamerat e transmetimit të ndeshjes dhe pamjet e incidentit nisën të qarkullojnë me shpejtësi në rrjetet sociale.

Fatmirësisht, nga aksidenti nuk raportohen pasoja të rënda dhe episodi nuk shkaktoi ndërprerje të ndeshjes.

Në fushë, Uruguai Montevideo fitoi me rezultatin minimal 1-0 ndaj Paysandu. Por ndërsa skuadra festoi golin dhe tri pikët, një tjetër “aksion” po zhvillohej jashtë stadiumit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?