Topi i Artë, Cristiano Ronaldo “zbulon” fituesin e trofeut prestigjoz
Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi kanë ndarë vitet e fundit Topin e Artë dhe duket se edhe këtë vit nuk do të lejojnë ndonjë tjetër të futet në mes tyre.
Por kush do të jetë fitues i Topit të Artë për vitin 2015?
Ylli i Real Madrid e ka fituar në dy vitet e fundit këtë trofe, por që ndjen se Messi i cili e ka fituar tripletën me Barcelonën sezonin e kaluar, e bën atë favorit ndaj të tjerëve.
“Ky trofe varet nga votat dhe Messi i ka fituar disa tituj, Champions League dhe La Liga”.
“Në aspektin individual unë kam bërë më të mirën gjatë karrierës sime në sezonin e kaluar, që është shumë mirë. Isha golashënuesi më i mirë në Evropë”, ka thënë Messi.
Ronaldo ka treguar se nuk kanë miqësi të vjetër me Messin, por respekt të madh për njëri-tjetrin.
Messi e ka fituar ketër herë Topin e Artë dhe Ro0naldo tre herë.
KOHA JONË SONDAZH

