Topi i Artë, Suarez: Messi numri 1, Neymar 2 (më pas vjen Ronaldo)

 

Messi, Neymar dhe Suarez konsiderohet treshja sulmuese më e fortë e futbollin botëror.

Luis Suarez ka realizuar plot 126 gola deri në këtë pjesë të 2015-ës. Afro 80 për qind e 161 rrjetave të realizuara nga katalanët në këtë vit kalendarik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Suarez flet për marrëdhënien e treshes më të frikshme për mbrojtjet, duke theksuar se “marrëdhënia është e shkëlqyer, brenda dhe jashtë fushës”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sulmuesi nga Uruguaji konfirmoi edhe hiearkinë në radhët e sulmit blaugrana, duke bërë ndoshta pa dashje edhe një klasifikim përsa i takon garës për Topin e Artë, ku dy shokët e tij të repartit konkurrojnë ndaj Cristiano Ronaldos.

“Messi është më i miri, ndërsa Neymar është numri dy. E kemi të qartë që Leo është mbi të gjithë lojtarët. Jam i lumtur që luaj përkrah tyre. Për mua është një privilegj”, – tha Suarez, duke saktësuar se treshja sulmuese funksionon në fushë vijnë prej marrëdhënies së shkëlqyer, ku askush nuk pretendon se është superior ndaj shokëve të repartit.

Suarez foli edhe për rikthimin e afërt në Kombëtaren e Uruguajit, pas pezullimit me 9 ndeshje të marrë në Kupën e Botës Brazil 2014, për kafshimin e Georgio Chiellinit.

Sakaq, 28-vjeçari u shpreh se rikthimi në përfaqësuese është një lehtësim, ndërsa vlerësoi ecurinë e skuadrës që në kualifikueset e Botërorit 2018 ka grumbulluar 9 nga 12 pikët e mundshme. Suarez do të luajë me Uruguajin gjatë muajit Mars, kur skuadra e tij luan në fushën e Brazilit, në raundin e pestë në Grupit Amerikano-Jugor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?