FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Torino hidhet në sulm për Cristian Shpendin

Torino i është bashkuar grupit të skuadrave që pëlqejnë Cristian Shpendin. Gazeta “Tuttosport” shkruan se te 21-vjeçari torinezët po shikojnë një të ri cilësor për sezonin e ardhshëm.

Pak ditë më parë u përmend edhe Atalanta si një destinacion i mundshëm i Shpendit që po spikat në Serie B me Cesena. Lista e skuadra të Serie A që kanë shfaqur interes për sulmuesin më herët është e gjatë. Aty ka edhe klube si Juventus, Napoli dhe Fiorentina.

Për Cesena-n Shpendi vlen jo më pak se 15 milionë euro. Ai rinovoi me skuadrën nga Emilia-Romagna pak muaj më parë deri në 30 qershor të 2028-ës. Vera e ardhshme ndoshta do të jetë një pikënisje e re për Cristian Shpendin në një ekip të Serie A.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Torino hidhet në sulm për Cristian Shpendin

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?