Tottenham bën gati lëvizjen e fundit, kërkon qëndërmbrojtësin e Interit
Merkatoja e Tottenhamit nuk është mbyllur ende dhe drejtuesit e ‘Spurs”-ve po bëhen gati për një tjetër ofertë për mbrojtësin sllovak të Interit, Milan Skriniar.
Koha deri në përfundim të merkatos është shumë e shkurtër dhe pikërisht për këtë arsye te Interi kanë mbajtur Andrea Ranocchian, për të mos u zënë të papërgatitur nga një largim i mundshëm i Skriniar.
Megjithatë që marrëveshja të mbyllet me sukses, Tottenham duhet të ofrojë të paktën 50 milionë euro për kartonin e sllovakut 25-vjeçar, që nuk po përshtatet dot me skemat e Contes, por që pëlqehet shumë nga Jose Mourinho.
Ky i fundit ka arritur të ndërtojë një skuadër mjaft interesante gjatë këtij sezoni të merkatos, duke sjellë në ekip emra si Bale, Reguilon, Doherty e Hojbjerg, ndërsa tani i mungon vetëm një qendërmbrojtës me eksperiencë.