Tottenham katastrofik, Brentford i jep leksion futbolli skuadrës londineze
Tottenham ishte një prej klubeve më aktive në merkaton e transferimeve të kësaj verë teksa bëri shpenzime marramendëse për përforcimin e skuadrës për sezonin e ri. Por fillimi i kampionatit ishte katastrofik për skuadrën e Roberto De Zerbit që mori një leksion të mirë nga Brentford pasi u mund në fushën e këtij të fundit me rezultatin 3-0.
Që do të ishte një ditë e vështirë kjo e shtunë për Hotspurs u duk që në fillim pasi Brentford e zhbllokoi rezultatin që në minutën e 12 teksa shënoi me Kevin Leëis Potter. Pas 21 minutash, Tottenham mori një tjetër goditje pasi pësoi edhe golin e dytë dhe këtë radhë për Brentford ai që shënoi Vitaly Janelt dhe me rezultatin 2-0 për Brentford u mbyll pjesa e parë.
Pjesa e dytë nisi menjëherë me gol dhe ishte sërish skuadra vendase që gjeti rrugën e rrjetës me Michael Kayode që i çoi shifrat në 3-0. Rezultati mund të ishte akoma më i thellë teksa në minutën e 55 Igor Thiago shpërdoroi rastin më të mirë që mund të kishte në dispozicion, një 11 metërsh duke gabuar në gjuajtjen e tij nga pika e bardhë. Më pas gjërat nuk ndryshuan më, me Brentford që mori 3 pikët e para të këtij sezoni në Premier League, ndërsa Tottenham duhet të punojë akoma më shumë dhe të reagojë menjëherë që në sfidën pasardhëse.
KOHA JONË SONDAZH

