Tottenham triumfon ndaj Evertonit, Newcastle mposhtet nga Luton
Tottenham rrëmben një fitore 2-1 ndaj Evertonit. “The Toffees” mbërrinin në Londër pas katër fitoresh radhazi, por nuk mundën të ruanin ecurinë pozitive përballë vendasve.
Londinezët shënuan dy gola brenda 18 minutave të para. Ai që zhbllokoi shifrat ishte Richarlison pas një pasimi të bukur nga Brenan Johnson ndërsa nëntë minuta më pas, rrjetën edhe e gjeti edhe Heung Min-Son. Në pjesën e dytë, Everton shkurtoi shifrat në minutën e 82 me Andre Gomes.
Miqtë rrezikuan në disa momente Tottenham, por skuadra e Postecoglou rezistoi mirë dhe mori fitoren. Londinezët gjenden në vendin e katërt me 36 pikë ndërsa Everton në vendin e 16 me 16 pikë. Luton mposhti Newcastle me shifrat 1-0 ndërsa Nottingham Forest-Bournemouth u mbyll me fitoren e miqve 2-3.
KOHA JONË SONDAZH

