Tottenhami fiton ndaj Leeds dhe shkon në vendin e dytë në Premier League
Tottenhami ka triumfuar në transfertë ndaj Leeds United me rezultatin 2-1. Skuadra londineze e nisi mirë takimin dhe u shpërblye në minutën e 23-të me golin e Mathys Tel, i cili shënoi golin e tij të parë sezonal në ndeshjen e dytë si titullar.
Megjithatë, gëzimi i Spurs zgjati pak, pasi në minutën e 34-t Noah Okafor barazoi rezultatin duke përfituar nga një top i kthyer pas pritjes së portierit Vicario ndaj goditjes së Aaronson.
Në pjesën e dytë, Tottenhami gjeti golin e fitores në minutën e 57-të me Mohammed Kudus, që gjithashtu gjeti golin e parë. Goditja e tij u devijua dhe përfundoi në rrjetë, duke i dhënë avantazhin përfundimtar skuadrës së Thomas Frank, e cila rezistoi me vështirësi në minutat e fundit për të siguruar tre pikët.
Me këtë sukses, Tottenhami ngjitet në vendin e dytë të renditjes, vetëm një pikë pas Liverpoolit, që do të luajë mbrëmjen e sotme ndaj Chelsea-t. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

