Champions i çmendur, Tottenhami shënon në sekondat e fundit dhe shkon në finale (VIDEO)
Champions League është një kompeticion i çmendur. Skuadra e Tottenhamit ka fituar në duelin e kthimti në shifrat 3-2, duke arritur që të sigurojë biletën për në finalen e madhe ku e pret Liverpooli. Ndeshja nisi në malore për anglezët, pasi skuadra holandeze do të gjente rrugën e rrjetës që në minutën e 5-të.
De Ligt kërcen mjaft mirë në zonë duke e dërguar topin në cepin e portës së Lloris. Ajax ka nën kontroll ndeshjen, teksa në minutën e 35-të, do të realizonte edhe golin e dytë me Zieyech, i cili shënoi një super gol me një goditje të bukur me të majtën në hyrje të zonës. Pjesa e parë do të mbyllej me këtë rezultat, ndërkohë që në fraksionin e dytë pritej një përgjigje nga “Spursat”. Lucas do të ishte futbollisti që do të nxirrte nga momenti i vështirë skuadrën e tij, duke shënuar dy gola brenda katër minutave.
Në të 55-n, ai shfrytëzoi më së miri një kundërsulm të shpejt, ndërkohë që më pas do të përfitonte nga një rrëmujë në zonën e kundërshtarëve për të mposhtur Onanan për herë të dytë. Në minutat e fundit Ajax goditi shtyllën me Ziyech, ndërkohë që në minutën e 87-të, Tottenham gjeti vetëm traversën pas një goditje nga këndi. Në sekondat e fundit, Lucas arrin që të shënojë golin e pamundur, duke shënuar golin e tretë në këtë ndeshje historike për Tottenhamin.
AJAX-TOTTENHAM 2-3 (1-0)
5’ 1-0 Ajax e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme gjysmëfinalen e kthimit. De Ligt në minutën e 5-të kërcen mjaft mirë në zonë duke e dërguar topin në cepin e portës së Lloris
35’ 2-0 Skuadra holandeze dhuron spektakël, teksa pas një aksioni model Tadiç shërben për Ziyech, i cili arrin që ta dërgojë topin në rrjetë me një goditje të bukur
55’ 2-1 Tottenham ka arritur që të shënojë një gol shumë të bukur me Lucas, i cili arrin të shfrytëzojë më së miri një kundërsulm të shpejt
59’ 2-2 Skuadra angleze nuk ka ndërmend që të dorëzohet. Pas një rrëmuje në zonën e ekipit holandez, do të ishte sërish Lucas, që do të shënonte edhe golin e dytë në këtë ndeshje
95′ 2-3 Lucas arrin që të shënojë golin e pamundur, duke shënuar golin e tretë në këtë ndeshje historike për Tottenhamin.
(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://www.scorebat.com/embed/embed.js?v=m2to’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, ‘script’, ‘scorebat-jssdk’));
KOHA JONË SONDAZH

