Totti pranë rikthimit te Roma, por këtë herë në rol drejtuesi

Ikona e Romës, Francesco Totti, është shumë pranë rikthimit te klubi roman, këtë herë në një rol drejtues brenda strukturave të skuadrës.

Sipas raportimeve të gazetarit italian Nicolò Schira, negociatat mes palëve kanë hyrë në fazën përfundimtare dhe zyrtarizimi i marrëveshjes mund të vijë brenda pak ditësh. Edhe pse disa detaje mbeten ende për t’u sqaruar, palët thuhet se janë optimiste për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare.

Burime pranë klubit bëjnë të ditur se një marrëveshje në parim është arritur më 2 mars, pas një takimi mes trajnerit të Romës, Gian Piero Gasperini, dhe ish-kapitenit legjendar të skuadrës. Në këtë takim, Totti ka shprehur gatishmërinë për t’u rikthyer në ambientet e klubit dhe për të kontribuar në menaxhimin dhe zhvillimin e projektit sportiv të verdhekuqve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Totti i dha fund karrierës si futbollist në vitin 2017, pas një rrugëtimi të jashtëzakonshëm prej 25 vitesh me fanellën e Romës. Gjatë kësaj periudhe ai realizoi 307 gola dhe dhuroi 205 asistime, duke mbetur golashënuesi më i mirë në historinë e klubit dhe një nga figurat më të mëdha të futbollit italian.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tashmë, pas disa vitesh larg klubit, rikthimi i “Kapitenit të Përjetshëm” në Stadio Olimpico mund të shënojë një kapitull të ri në marrëdhënien e tij me Romën dhe tifozët e saj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?