Totti: Roma dhe Interi janë për titull, por do e shohim pas 15 javësh
Francesco Totti ka folur për garën për titullin kampion në Serie A, duke e vendosur Romën dhe Interin mes skuadrave favorite për trofeun. Legjenda e Romës, tashmë këshilltar i Maxima Roma, foli në kuadër të prezantimit të skuadrës së basketbollit të kryeqytetit italian.
“Roma dhe Interi janë kandidatet për titullin. Nuk po themi asgjë dhe presim pjesën tjetër të kampionatit. Pas 10 apo 15 javësh do të shohim”, deklaroi Totti.
Ish-kapiteni i verdhekuqve foli edhe për lidhjen e tij të përhershme me klubin dhe qytetin e Romës, duke theksuar se kjo marrëdhënie nuk do të ndryshojë kurrë.
“Romën nuk do ta lë kurrë mënjanë, është lëkura ime. Jemi aty, kemi nisur mirë dhe shpresoj që të vazhdojmë në këto nivele”, u shpreh ai.
Totti u pyet gjithashtu nëse angazhimi i tij i ri në basketboll ishte një lloj përgjigjeje ndaj atyre që nuk e kishin kërkuar për një rol në futboll.
“Nuk është hakmarrje, por një projekt që më ka entuziazmuar. Jam i lumtur, sepse për mua sporti vjen mbi gjithçka”, përfundoi legjenda italiane.
KOHA JONË SONDAZH
A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?
Results
Vota totale: 3946

