Totti: Unë tani nuk vlej më

Francesco Totti ndihet i huaj te Roma. E ka konfirmuar vetë mbrëmë, në përfundim të ndeshjes me Real Madrid, për Champions League. Një gazetar spanjoll kërkonte ta intervistonte dhe numri 10 romanist iu përgjigj me një frazë të trishtueshme: “Po më pret mua? Po unë tani nuk vlej më”.

Trajneri Luciano Spalletti, pak metra larg, i dëgjoi fjalët e Tottit dhe nuk i pëlqyen, duke e parë rrufeshëm me një vështrim qortues. Dy ditë më pas Spalletti u shpreh se Totti nuk vrapon më, çka dëshmon se lamtumira e kapitenit legjendar në fund të sezonit është shumë më tepër se një hipotezë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?