Trabzosnpori ka vendosur të blejë kartonin e Muçit, por synon ta shesë në verë
Ernest Muçi është shumë pranë një kapitulli të ri në karrierën e tij. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare do të transferohet zyrtarisht te Trabzonspori, me lajmin që është konfirmuar nga vetë presidenti i klubit turk, Ertugrul Dogan. Ky i fundit ka bërë të ditur për mediat në Turqi se Trabzonspori ka arritur marrëveshjen për blerjen e kartonit të Muçit nga Beshiktashi.
Paraqitjet e shkëlqyera të lojtarit kanë bindur trajnerin Teke dhe drejtuesit e klubit që të investojnë një shifër të konsiderueshme prej 10 milionë eurosh. Sipas presidentit Dogan, pagesa do të kryhet me këste, ku i pari, në vlerën 2 milionë euro, do të paguhet në muajin maj. Muçi po kalon një sezon mjaft pozitiv, duke realizuar 10 gola në 18 ndeshje, çka ka rritur ndjeshëm vlerën e tij në treg.
Megjithatë, e ardhmja e sulmuesit kuqezi mund të mos jetë afatgjatë në Turqi. Për të ka pasur interes të madh nga klube të tjera dhe Trabzonspori nuk e përjashton mundësinë e shitjes së tij në të ardhmen, për të shlyer detyrimet financiare.
KOHA JONË SONDAZH

