Tragjedi gjatë festimeve në Mexico City, dy persona humbin jetën pas kualifikimit të Meksikës

Festimet masive për kualifikimin e Meksikës në fazën e 1/16-ve të Kupës së Botës janë shoqëruar me një bilanc tragjik në kryeqytetin meksikan.

Autoritetet lokale konfirmuan se dy persona kanë humbur jetën gjatë grumbullimeve të mëdha të tifozëve në rrugët e Mexico City pas fitores së kombëtares ndaj Ekuadorit.

Sipas komisionerit të shëndetësisë së qytetit, viktimat janë një vajzë 19-vjeçare dhe një burrë 44-vjeçar, të cilët humbën jetën si pasojë e asfiksisë së shkaktuar nga turma e madhe e njerëzve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, mediat lokale raportuan edhe për një viktimë të tretë, por deri më tani autoritetet meksikane nuk kanë konfirmuar zyrtarisht këtë informacion.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas vlerësimeve të qeverisë së qytetit, më shumë se një milion persona dolën në rrugë për të festuar suksesin e kombëtares. Pika kryesore e grumbullimit ishte zona përreth monumentit ikonik të Ángel de la Independencia, ku mijëra tifozë festuan deri në orët e vona të natës.

Autoritetet kanë nisur hetimet për rrethanat e ngjarjes, ndërsa kanë bërë thirrje për kujdes dhe respektim të masave të sigurisë gjatë grumbullimeve masive.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?