FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tragjedi gjatë finales së Ligës së Kombeve, tifozi gjerman bie nga tribuna dhe humb jetën

Një ngjarje tragjike ka ndodhur gjatë finales së Nations League mes Portugalisë dhe Spanjës, e zhvilluar mbrëmjen e kaluar në Allianz Arena të Mynihut. Një shtetas gjerman ka humbur jetën pasi ra nga tribuna e sipërme në zonën e sallës së shtypit, gjatë kohës shtesë të ndeshjes.

Sipas të përditshmes gjermane Bild, viktima, banor i Garmisch-Partenkirchen, ka rënë nga një lartësi prej rreth tetë metrash. Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve emergjente, përfshirë zjarrfikësit dhe shërbimin mjekësor, përpjekjet për ta reanimuar nuk patën sukses.

Policia gjermane ka nisur një hetim për të sqaruar rrethanat e aksidentit tragjik. Në përfundim të ndeshjes, trajnerët e dy kombëtareve finaliste, Luis de la Fuente (Spanjë) dhe Roberto Martínez (Portugali), shprehën ngushëllimet e tyre më të thella për familjen dhe të afërmit e viktimës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?