Tragjedi në familjen e sulmuesit të Teutës, Eri Lamçe
Dramë në familjen e sulmuesit të Teutës, Eri Lamçe.
Teuta në prag të ndeshjes së javës së pestë me Tiranën është goditur nga një lajm i dhimbshëm që ka të bëjë me sulmuesin e saj Eri Lamçja.
Mësohet se 21 vjeçari është goditur nga një fatkeqësi e rëndë familjare, pasi vëllai i tij ka humbur jetën në një aksident automobilistik në Itali, një tragjedi që ka tronditur sulmuesin e Maganit, por edhe shokët e tij të skuadrës. Të gjithë futbollistët e ekipit i janë gjendur pranë sulmuesit në një nga momentet më dramatike të jetës së tij pas kësaj tragjedie, duke u përpjekur ta ngushëllojnë për humbjen e madhe. Fatkeqësia e rëndë që ka prekur Eri Lamçen ka lënë gjurmë në atmosferën e skuadrës në përgatitje për t’u përballur me Tiranën.
KOHA JONË SONDAZH

