Trajner i huaj dhe dy basketbollistë amerikanë

Jo vetëm Kombëtarja e futbollit do të drejtohet nga një trajner i huaj. Në 70-vjetorin e krijimit të saj, Federata Shqiptare e Basketbollit emëroi një trajner të huaj për herë të parë në historinë e saj. Antonis Constantinides nga Qipro, i cili aktualisht drejton SIGAL Prishtinën, u prezantua nga Presidenti i FSHB-së, Avni Ponari, në krye të kombëtares sonë të basketbollit. –  “Për herë të parë nënshkruajmë një marrëveshje me një trajner të huaj që vjen në Shqipëri. Është diçka e veçantë dhe në interes të basketbollit, pasi Constantinides vjen nga Qipro dhe ka shumë përvojë. Trajnerimi i këtij viti nuk do të jetë vetëm për Kombëtaren, por edhe për rritjen e nivelit të trajnerëve,” – theksoi Ponari.  Trajneri i ri i përfaqësueses së basketbollit u shpreh gati dhe i motivuar për detyrën e re.  – “Pikë së pari dëshiroj të falënderoj federatën shqiptare të basketbollit dhe veçanërisht presidentin Ponari. Jam i lumtur nga besimi që më është dhënë për të marrë drejtimin e Kombëtares shqiptare. Kemi një mision të vështirë në kualifikueset e Eurobasket. Për mua është një sfidë e madhe dhe për këtë arsye nuk do të jap 100 për qind, por 1000 për qind. Do të vëzhgojmë lojtarët shqiptarë që luajnë jashtë vendit, por edhe në kampionat, ashtu si do të vëzhgojmë edhe basketbollistë në kolegjet amerikane,” – theksoi ai.

Pikërisht me kolegjet amerikane lidhet edhe hapi tjetër historik në basketbollin shqiptar, ku federata synon afrimin e dy lojtarëve amerikanë në ekip. – “Objektivi është që të natyralizojmë dy lojtarë amerikanë, ashtu siç kanë bërë shumë përfaqësuese në mbarë botën, madje edhe Maqedonia në rajonin tonë. Aktualisht kemi katër-pesë kandidatë që po vëzhgohen,” – theksoi trajneri i ri.  Po dje, u konfirmua edhe tërheqja nga Kombëtarja e Basketbollit të njohur shqiptarë në arenën ndërkombëtare, Ermal Kuqo. Kuqo në vitin 2010, braktisi përfaqësuesen turke për Shqipërinë dhe ka mbrojtur ngjyrat kuqezi deri në vitin 2014, ndërsa në moshën 36-vjeçare ai vendosi të tërhiqet nga ekipi kombëtar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?