Trajneri Edi Martini: Erdhi dita, Shqipëria kryefjala e gjithë Europës për një muaj

“Erdhi dita që të organizojmë një Kampionat Europian të 21-vjeçarëve në Shqipëri, një super arritje jo vetëm në aspektin sportiv, pasi jemi të kualifikuar si vend organizator, por edhe në aspektin ekonomik, ku Shqipëria do të jetë kryefjala e gjithë Europës për një muaj.

Jemi bashkë me Serbinë në këtë organizim, por sporti është sport dhe jo politikë. Asnjë nga ne nuk na ndryshon asgjë mendimi për ta, por të organizosh një finale kampionati europian është një ëndërr, dhe një ëndërr që e shikon shumë rrallë. Bravo dhe suksese ekipit tonë kombëtar U21, suksese Alban Bushi.”

 

SHKARKO APP