Trajneri i Çekisë: Shqipëria ka ekip shumë të mirë, por me ndihmën e tifozëve do bëjmë një hap drejt kualifikimit

Trajneri i kombëtares së Çekisë, Jaroslav Šilhavý, ka thirrur 23 lojtarë për ndeshjen kualifikuese në shtëpi me Shqipërinë dhe miqësoren në Hungari. Çekët do të presin Shqipërinë më 7 shtator, nga ora 20:45, në “Eden” të Pragës.

“Na pret një nga ndeshjet kyçe për kualifikimin. Të gjithë e kuptojmë se për çfarë po luajmë. Shqipëria ka një skuadër shumë të mirë, e dëshmon edhe fakti se janë menjëherë pas nesh pas ndeshjeve pranverore. Besoj se edhe me mbështetjen e tifozëve do ta menaxhojmë ndeshjen dhe do të bëjmë një hap të madh drejt kualifikimit në Europian, të cilin nuk duam ta humbasim në asnjë rast”, deklaroi trajneri Jaroslav Silhavy.

Nga ana tjetër, do të mungojë sulmuesi Patrik Schick dhe mbrojtësi David Jurásek, të cilët janë të dëmtuar.

SHKARKO APP