Trajneri i Çekisë, Silhavy: Sfidë për jetë a vdekje, Shqipëria ka lojtarë me emër si Broja apo Asani
Trajneri i Republikës Çeke, Jaroslav Silhavy, ka folur në konferencë për shtyp nga “Air Albania”, duke e cilësuar sfidën ndaj kombëtares sonë si një duel jetë a vdekje. Më tej ai nuk i kurseu elozhet për disa lojtarë të kombëtares shqiptare si Broja, Uzuni apo edhe Asani, por sipas tij synimi i vetëm i çekëve në këtë ndeshje është fitorja.
“Ne jemi shumë të motivuar për të bërë mirë. Ne kemi ardhur këtu për një rezultat pozitiv dhe skema me të cilën do të luajmë do të vendoset në fund, por do të jetë një skemë që ne mendojmë që do të na sjell rezultat. Në ndeshjen e parë, ne kemi parë lojtarë shumë cilësorë të Shqipërisë, duke nisur nga mbrojtja. Jemi të informuar mbi Shqipërinë, kundërshtari ynë ka shumë besim në vetvete dhe kjo është diçka e veçantë. Shqipëria disponon lojtarë që luajnë në Serie A, apo edhe një sulm me emra si Uzuni, Asani apo edhe Broja.
Pra, është një skuadër me kualitet dhe ne duhet të bëjmë kujdes me hapësirat, sepse nëse gabojmë Shqipëria ka element që mund të bëjnë dëm në çdo moment. E kemi studiuar dhe duhet të tregohemi vigjilentë në çdo moment, por ashtu siç Shqipëria ka përgatitur ndeshjen edhe ne e kemi bërë dhe të mos harrojmë që edhe ne kemi pikat tona të forta.
Natyrisht që atmosfera në stadium do të jetë shumë e zjarrtë, zhurmuese, me një publik të shumë të numër, por ne jemi mësuar me një atmosferë të tillë, sepse kemi lojtarë që luajnë çdo javë në situata të tilla, me stadiume të tejmbushura. Në lojë janë tri pikë për t’u kualifikuar dhe ne do të luajmë për ato tri pikë.
Unë besoj se skuadra jonë është me përvojë të tillë dhe e ka treguar se në ndeshje të tilla të vështira ku luhet për jetë a vdekje i ka vlerësuar dhe ia ka dalë të fitojë. Unë e vlerësoj dhe e shikoj që këtu atmosfera për ekipin shqiptar është shumë e lartë, por shpresoj që do arrimë të fitojmë.
Besonim në shtëpi që do t’ia dilnim dhe duhej t’ia kishim dalë në shtëpi. Kjo e bën më të vështirë ndeshjen e nesërme, por siç e thamë besoj se ne do t’ia dalim.
Mërziteni me barazim? Sigurisht nëse kjo do të ishte pika që do të na çonte në Europian do ta pranoja, me gjithë respektin për ekipin kundërshtar ne do të bëjmë gjithçka për të dalë me tri pikë nga kjo sfidë. Disa ndryshime i kemi në kokë për t’i bërë dhe shpresojmë të dalim me një rezultat më të mirë se në shtëpi”, deklaroi trajneri Silhavy.